Shaqiri shënon golin e parë me Interin
Milano, 22 janar - Skuadra e Interit ka shënuar fitore 2:0 kundër Sampdorias, ndërsa golin e parë e shënoi Xherdan Shaqiri.
Interi me këtë fitore shkon në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Shaqiri ka shënuar në minutën e 71 pas një loje të shkëlqyer. Goli i tij ka ngritur tifozët zikaltër në San Siro. Epërsinë e dyfishoi në minutën e 87, Icardi me një gol të shkëqyer.
Sulmuesi i Interit, Maurito Icardi, menjëherë pas ndeshjes që cilën skuadra zikaltër e fitoi ndaj Samdorias me rezultat 2:0 në Kupën e Italisë, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin dhe Lukas Podolskin.
Icardi që së bashku me Shaqirin shënuan golat për Interin, dy përforcimet e neroazureve, i quajti kampion të mëdhenj.
Shaqiri e Podolski? Janë kampion të mëdhenj, me ta shpresojmë të arrijmë sa më larg që është e mundur, ishin fjalët e Icardit menjëherë pas takimit.