Shaqiri preferon Interin ndaj Liverpoolit
Milano, 8 janar - Sipas mediave italiane, Xherdan Shaqiri preferon Interin ndaj Liverpoolit dhe për të arritur te shërbimet e tij zikaltërit duhet të bindin Bajernin e Mynihut.
Në axhendë është fiksuar një takim mes drejtorit të përgjithshëm të Interit, Marko Fasone dhe shefit ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige.
Klubi italian ndryshoi ofertën që deri më tani mbetet në 12 milionë euro për tu paguar në 3 vjet, duke i shtuar edhe bonuset që do të shkojnë në arkat e Bayernit në rast të realizimit të objektivave të përcaktuar, si për skuadrën, ashtu edhe individualisht për Shaqirin.