Shaqiri pranon të jetë pjesë e Schalkes
Milano, 14 korrik - Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka pranuar të jetë pjesë e Schalkes.
Mediat italiane raportojnë se Xherdani është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra gjermane.
E, me të përfunduar shitja e Xherdanit te Schalke, Interi do të fokusohet në blerjen e Ivan Perisiq nga Wolfsburgu.
Ndryshe, ditë më parë Shaqiri refuzoi mundësinë që ti bashkohet Stoke Cityt.