Shaqiri mund të largohet nga Interi
Milano, 23 prill - Xherdan Shaqiri mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Interit.
Mesfushori kosovar mund të largohet nga Interi, vetëm gjashtë muaj pasi erdhi në këtë ekip.
Ylli kosovar duket se nuk ka patur një performancë të mirë kohët e fundit, shkruan shtypi sportiv italian.
Në dy ndeshjet e fundit, Shaqiri është lënë jashtë fushës dhe duket se njëjtë do të ngjajë edhe në ndeshjen me Romën që Inter do ta luajë gjatë javës së ardhshme.