Shaqiri i lumtur te Interi
Milano, 9 janar - Superylli i ri i Interit, Xherdan Shaqiri thotë se është i lumtur që do ti bashkohet Interit dhe ndihet në formë e i gatshëm për lojë.
Ylli shqiptar ka mbërritur sonte në aeroportin Malpensa në Milano ku është pritur nga një numër i jashtëzakonsiht i madh i tifozëve të gjigantit milanez.
Jam shumë i lumtur, faleminderit për këtë pritje tifozëve të Interit. Jam pa fjalë. Këta tifozë janë fantastik. Tashmë jam dashuruar në ta, deklaroi Shaqiri për mediat italiane.
Kam ardhur këtu për të luajtur dhe do të doja të luaja qysh të dielën por do shohim. Ndihem në formë dhe i gatshëm për lojë, u shpreh ai.
Afër 400 fansa dolën në aeroportin Malpensa të Milanos për të pritur 23-vjeçarin, i cili arriti në ora 21:50 nga Zurichu dhe pas arritjes atij i është dashur të hyjë në veturë nga një dalje dytësore e aeroportit.