Shaqiri: Dëshiroja kalimin te Liverpooli
Munich, 13 nëntor - Futbollisti kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, ka pranuar se e dëshironte transferimin te skuadra e Liverpoolit pas Kampionatit Botëror, Brazil 2014.
Anësori thotë se trajneri i The Reds, Brendan Rodgers, ishte në dijeni për dëshirën e 23 vjeçarit për tu larguar nga gjiganti gjerman.
Ai e dinte se unë dëshiroja të bëja diçka gjatë verës. Pas Kupës së Botës ndjeva se do të ishte më mirë për mua që të provoja diçka të re, deklaroi ish anëtari i Baselit për Blick.
Mendoja për një ndryshim dhe kishte shumë kërkesa. Pastaj Bayern vendosi që unë duhet të qëndroja. Në këtë rast, ju mund të bëni shumë si lojtar, por unë ndihem shumë mirë në Munich, përfundoi kosovari me pasaportë zvicerane.
Në verën e fundit është përfolur një largim i mundshëm i anëtarit të Përfaqësueses së Zvicrës nga 5 herë Kampionët e Evropës.