Shala uron xhudisten Majlinda Kelmendi
Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uronxhudisten e Kosovës Majlinda Kelmendin, e cila nga Federata Evropiane e Xhudosë është shpallur si xhudistja më e mirë në Kontinentin e Evropës për vitin 2014.
Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë për sportin e Kosovës-tha ministri Shala dhe shtoi se: MKRS-ja është e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportin e Kosovës, për prezantimin dhe përparimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Ky sukses i Majlindës, është një mirënjohje për të dhe për Kosovën, por edhe një dëshmi se Kosova ka sportistëcilësorë, ndaj hapja e rrugëve për ta, që të dëshmojnë vetën në arenën ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni tha Shala.