Shala priti nënkryetarin e Mitrovicës dhe përfaqësuesit e KB Trepça
Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti nënkryetarin e komunës së Mitrovicës Safet Kamberin, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Klubit Basketbollistik Trepça.
Në këtë takim, ndërmjet ministrit Shala dhe nënkryetarit Kamberi u bisedua për gjendjen e sportit në Mitrovicë, veçmas për çështjen e Palestrës së Sporteve të këtij qyteti.
Nënkryetari Kamberi e falënderoi ministrinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për investimet e shumta që po i bënë MKRS-ja në komunën e Mitrovicës.
Ministri Shala po ashtu u informua nga nënkryetari Kamberi dhe drejtuesit e KB Trepça edhe për ecurinë e punimeve në Palestrën e Sporteve, si dhe për sfidat e vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e këtij qyteti.
Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin me komunën që projektet kapitale në fushën e infrastrukturës sportive të realizohen dhe kështu të kompletohet sa më mirë infrastruktura sportit në këtë qytet.