Serey Die shprtheu në lot para ndeshjes me Kolumbinë
Rio de Zhanerio, 20 qershor - Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Serey Die shprtheu në lot pak para ndeshjes me Kolumbinë gjatë momenteve që po këndohej himni kombëtar i Bregut të Fildishtë.
Fillimisht mediat shkruajtën se ai kishte qarë për vdekjen e babait të tij por më vonë ai u shpreh se ai kishte qarë për vendin etij.
\"Qaja për vendin tim, babai im ka ndërruar jetë në 2004\" eshte shprehur ai.
Die i tronditur nga lajmi bëri një gabim katastrofal në golin e dytë që pësoi kombëtarja e tij pasi humbi topin në mesfushë.