Serbia: FIFA të anulojë vendimin për Kosovën
Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) sërish po mundohet ta bllokoj përfaqësuesen e Kosovës që të zhvilloj miqësore ndërkombëtare.
FSS ka dërguar një letër proteste presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter. Serbët insistojnë se Federata e Futbollit e Kosovës nuk i është përmbajtur rregullave të caktuar nga FIFA.
Shtëpia e futbollit botëror ia kishte lejuar Kosovës zhvillimin e miqësoreve, pro pa të drejtë që të përdor simbolet shtetërore, himnin, dhe simbolet tjera.
Është e qartë se kemi prova që lojtarët vendës mbanin në fanellë emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo është befasuese, duke e pasur parasysh se drejtuesit e ndeshjes është dashur ta vërenin këtë, në bazë të vendimit të marrë nga FIFA, thuhet në ankesën e FSS-së
Ndër të tjera, loja është përcjellë nga vëzhguesi special i FIFAs, i cili nuk ka reaguar po ashtu. Federata Serbe kërkon nisjen e procedurës disiplinore ndaj të gjithë zyrtarëve të lojës, shkruhet në reagim.
Drejtuesit e futbollit serbë presin përgjigje nga FIFA, nga e cila pret sanksionime për shkak të mos respektimit të modaliteteve.
FSS distancohet nga vendimet e Komisionit për Çështje Urgjente dhe FS kërkon revokimin apo anulimin e vendimit të miqësoreve të Kosovës, përfundon reagimi i FSSsë.