11 Janar 2025

Seedorf do ta dërgojë Milanin në gjykatë

Milano, 23 qershor - Clarence Seedorf është i gatshëm që ta dërgojë Milanin në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim për shkarkimin e tij.

Holandezi u shkarkua nga posti i trajnerit të Rossonerëve dhe në vend të tij është angazhuar Pippo Inzaghi.

38-vjeçari ndihet i tradhtuar për mënyrën si ka vepruar klubi, pasi njoftimi për shkarkimin i kishte shkuar me postë elektronike.

Gazzetta dello Sport njofton se Seedorf pos që kërkon t’i paguhet rroga deri në vitin 2016, sipas kontratës, ai kërkon edhe dëmshpërblime të tjera.

Ish-mesfushori i Milanit është i gatshëm të luftojë në gjykatë dhe është duke angazhuar një ekip të fortë avokatësh

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)