Scolari pranon fajin dhe kërkon falje
Rio de Zhanerio, 9 korrik - Tetë korriku do të jetë një datë e gdhendur në kujtesën e brazilianëve, nga Salvadori në Rio, nga Sao Paulo në Brasilias dhe Belo Horizonte, i cili do të shihet si qyteti i fatkeqësisë.
Felipe Scolari, duket i ndërgjegjshëm se një prej fajtorëve kryesorë të kësaj humbjeje të thellë ndaj gjermanëve është ai.
Ne synuam të arrinim ëndrrën tonë dhe këtë nuk e arritëm. Unë i kërkoj falje të gjithë popullit brazilian për këtë rezultat. Ne do të vazhdojmë të punojmë, tashmë vendin e tretë. Kush është përgjegjës për këtë? Unë mbi të gjithë, pasi taktika dhe mënyra se si ne luajtëm në fushë ishin udhëzime të mijat. Unë jam trajneri, deklaroi Scolari, trajneri i cili i dhuroi Brazilit Kupën e 5 të Botës në vitin 2002 dhe tani largohet nga ky Botëror me kokën ulur.
Ndërsa ish-portieri i Interit, Julio Cesar mes lotësh, shprehet: Ajo që ndodhi është e pashpjegueshme. Deri para këtij takimi gjithçka po shkonte mirë për popullin brazilian, i cili brohoriste duke na përkrahur.