Schalke nxjerr në shitje Avdiajn
Berlin, 22 dhjetor - Mediat gjermane raportojnë se krerët e klubit gjerman Schalke 04 janë duke e menduar shitjen e talentit shqiptar, Donis Avdijajn, i cili akoma nuk ka debutuar në Bundesligën gjermane.
Edhe pse 19 vjeçari akoma nuk ka shijuar debutimin në Bundesligë, megjithatë, Avdijaj nga njohësit e futbollit gjerman konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në futbollin gjerman.
Menaxheri i Schalke 04, Horst Heldt e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit shqiptar.
Ne do të marrim një vendim se çfarë i përshtatet Donisit, në qoftë se ofertat janë interesante për të dhe për ne, ka thënë Heldt.
Ndryshe, janë disa klube të mëdha që vëzhgojnë talentin shqiptar.