SCARDUS përmbyll garën më të madhe në 25 vjet në Brezovicë
Brezovicë, 9 mars - SCARDUS sot organizoi garën kryesore të këtij sezoni SCARDUS Devolli Corporation SBX 2014 Snoëboard Cross në kategorinë e meshkujve, duke përmbyllur kështu sezonën dimërore të garave në Brezovicë.
Kjo garë u konsiderua si aktiviteti më profesional dhe i madh i realizuar në Brezovicë dhe në rajon, me një rritje të pjesëmarjes së sportistëve profesional nga e gjithë bota.
Pas fazës kualifikuese, gjithsej 32 pjesëmarrës garuan në disa faza nga katër përnjëherë, përgjatë nje trajektoreje 900 metërshe, e cila përfshinte barriera të dizajnuara për të sfiduar aftësinë e garuesit për kontrollë dhe shpejtësi.
Pas një gare të ashpër disa orëshe, 6 ishin sportistët të cilët zunë vendet e para në secilën kategori. Çmimet këtë vit u ndanë nga Devolli Corporation, duke i shpërblyer fituesit me të holla: vendi i parë 1200 ; vendi i dytë 600 ; dhe vendi i tretë 300 .
Në garën Ski Cross vendin e parë e fitoi Nenad Nikolcevic nga Kosova, vendin e dytë Damien Dats nga Franca ndërsa sportisti nga Kosova, Dardan Pupovci, e fitoi vendin e tretë.
Në garën Snoëboard Cross fitues i çmimit të parë ishte Sebastien Fleiss nga Kroacia, vendin e dytë e fitoi Assen Lilov nga Bullgaria dhe vendin e tretë Simeon Ivanov nga Bullgaria. Fituesit u shprehën të mahnitur me bukurinë e Brezovicës dhe nivelin e organizimit të garave të SCARDUS, duke premtuar se do të marrin pjesë edhe në vitet e ardhshme. Ishte një garë e ashpër dhe për mua është ndjenjë e mrekullushme të jem fitues. Falënderoj SCARDUS për organizimin fantastik të garave të këtij viti. tha fituesi i garës së Ski Cross Nenad Nikolcevic.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u shënua me prezencën e Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu. Zyra Norvegjeze në Kosovë ishte mbështetëse e SCARDUS që prej vitit të parë, duke ndihmuar kështu në krijimin e një platforme për zhvillim të sporteve ekstreme në Kosovë, gjegjësisht në Malet e Sharrit në Brezovicë.
Stafi dhe pjesëmarrësit e SCARDUS e meritojnë një lavdatë dhe Ambasada Norvegjeze është e gëzuar që e mbështet këtë aktivitet për katër vite me rradhë. Sot dëgjuam që gara ka qenë në nivelin e standardeve ndërkombëtare të FIS- Federates Ndërkombëtare te Skijimit dhe kjo është një progress i madh. Garat po bëhen më të mira çdo vit dhe kjo është e mrekullueshme. tha z.Braathu.
Lulzim Zhubi, drejtori i asosacionit SCARDUS, u shpreh krenar me mbarëvajtjen e garave të sivjeme në Brezovicë. Jemi shumë krenar që në edicionin e katërt të SCARDUS kemi arritur të organizojmë gara dimërore profesionale që kanë tërhequr vëmendjen e sportistëve profesional nga rajoni dhe më gjerë. Suksesi garave këtë vit na jep vullnet të vazhdojmë më tej në organizimin e aktiviteteve tjera sezonale të cilat do të zhvillojnë sportet ekstreme në Kosovë, tha Zhubi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve njëherit shënoi edhe përmbylljen e garave dimërore të edicionit të katërt të SCARDUS. Ky edicion i garave u mbajt mes datave 15 shkurt 9 mars dhe përfshiu gara me Ski dhe Snoëboard si dhe aktivitete të tjera kulturore.
Për herë të parë në Kosovë u prezantua edhe konkurenca e femrave në Snoëboard Cross e cila premton të shndrrohet në tradicionale dhe të ndihmoj në zhvillimin e sportisteve profesionale kosovare.
Ky ishte organizimi me i madh i SCARDUS deri më tani dhe më i miri i realizuar në 25 vjetët e fundit në Brezovicë, me një pjesëmarrje rekorde të sportistëve nga e gjithë bota dhe me trajektore të standardeve ndërkombëtare të FIS- Federatës Ndërkombëtare te Skijimit.
SCARDUS, si një platformë profesionale për sporte ekstreme dhe turizëm malor në Kosovë do të vazhdoj të organizoj aktivitete sezonale të cilat kanë për qëllim zhvillimin e sporteve ekstreme si Snoëboard, Ski, Skate, Ciklizëm, Montainbiking, Bjeshkatari dhe Off-Road Drive në Kosovë.
Partnerët të cilët e mundësuan garën e sivjeme ishin DEVOLLI Corporation që këtë vit ndau çmimet kryesore të garës, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, Ambasada Norvegjeze, Komuna e Prishtinës, Komuna e Shtërpcës dhe Supra.