Salsburgu interesohet për të transferuar Canën
Salsburg, 5 prill - Gjatë afatit kalimtar të verës Lorik Cana pritet ti thotë lamtumirë Lazios.
Mesfushori kosovar, në pjesën e dytë të sezonit nuk është aktivizuar rrallë, dhe kjo e ka detyruar të mendoj seriozisht për një largim nga Olimpico.
Kurse, ekipet që kanë shfaqur dëshirën ta transferojnë Canën kanë dalur në publik.
Sipas wefaqes zvicerane, Infoticker.ch, Red Bull Salsburgu ka shfaqur interesim për ish mesfushorin e PSG-së, Marseilles, Galatasarayt dhe Sunderlandit.
Kampioni më i ri i Austrisë ka ndërtuar një grup të fortë që po dominon në kampionatin vendas, derisa me angazhimin e lojtarëve me eksperiencë synon suksesin edhe në Europë. Te skuadra austriake aktivizohet edhe mesfushori kosovar, Valon Berisha.