11 Janar 2025

Ryan Giggs ia dhuroi 11-shin Januzajt

Londër, 15 gusht - Ishte vetë Ryan Giggs ai i cili propozoi që numri i tij të mos pensionohej dhe ai t’i jepej Adnan Januzajt.

Pas 24 vjetësh të shkëlqyera me Manchester Unitedin, Ryan Giggs, u pensionua nga futbolli aktiv.

E, kur mendohej se pensionimi e priste edhe fanellën e tij me numrin 11, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Vetë uellsiani nuk deshi të ndodhte një gjë e tillë, duke inkurajuar Adnan Januzajn që ta merrte atë fanellë, përcjell The Guardian.

Adnani që nga ndeshja e radhës e Djajve të Kuq do ta bartë fanellën me numër 11, duke qenë pasardhës i legjendës Giggs.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)