Rooney refuzon negociatat për kontratë të re
Manchester, 11 dhjetor - Wayne Rooney sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij janë duke refuzuar diskutimet për një vazhdim, me kontratën aktuale të sulmuesit anglez që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Rooney edhe në tetor kishte refuzuar propozimin e United për të diskutuar rinovimin e kontratës, derisa kërkon të eksplorojë mundësin për tu larguar nga klubi.
Rooney e ka filluar sezonin në formë të shkëlqyeshme, duke shënuar tetë gola në 13 paraqitje të Ligës Premier, pavarësisht fillimit të keq të sezonit nga ana e Djajve të Kuq.
United mendohet se ka në plan ti ofrojë 28-vjeçarit një marrëveshje katërvjeçare.