Ronaldo vendosë bojkotoj FIFA-n shkaku i Blatterit
Madrid, 1 nëntor - Cristiano Ronaldo ka vendosur të bojkotoj të gjitha ngjarjet e ardhshme të organizuara nga FIFA në shenjë proteste kundër sjelljes së presidentit së kësaj organizate, Sepp Blatter.
Siç raportojnë mediat spanjolle, portugezi, pavarësisht kërkim-faljes së Blatterit, nuk mund ta falë zviceranin, i cili u tall në kurriz të tij dhe e imitoi gjatë paraqitjes në Universitetin e Oksfordit, ku ai theksoi gjithashtu simpatinë e tij ndaj argjentinasit të Barcelonës, Lionel Messit.
Mundësinë e parë për të demonstruar qëndrimin e tij, portugezi do ta ketë në janar të vitit të ardhshëm, kur do të mbahet ceremonia solemne e dhënies së çmimit Topi i Artë në Cyrih të Zvicrës.
Ndërsa kujtojmë se Ronaldo është një prej 23 kandidatëve që janë në listën e gjerë për marrjen e këtij çmimi.