Ronaldo thyen rekordin e Messit
Madrid, 3 prill - Cristiano Ronaldo me golin e shënuar ndaj Dortmundit, ka arritur që të thyejë rekordin e Messit për numrin e golave të shënuar radhazi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Cristiano me golin e tij arriti në kuotën e 11 ndeshjeve radhazi duke shënuar gol, me çrast e ka thyer rekordin e Messit prej 10 ndeshjeve radhazi.
Ky ishte goli i 49-të për Ronaldon në 48 ndeshjet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Por, kjo nuk është e tëra. Ronaldo ka barazuar rekordin e Alfredo Di Stefanos, i cili ka 49 gola në garat evropiane. Di Stefano shënoi këtë numër golash për 58 ndeshjesh, kurse Ronaldo e bëri për 48 ndeshje.
Njëkohësisht vlen të përmendet se Ronaldo ka shënuar këtë sezon në çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe me golin e 14-të këtë sezon në këtë garë, ai ka barazuar rekordin e Altafinit dhe Messit që kanë po të njëjtin numër të golave për një sezon në Ligën e Kampionëve.
Ky ishte goli i 246-të për Ronaldon në 240 ndeshje për Real Madridin.