Ronaldo rikthehet në stërvitje
Madrid, 8 qershor - Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në stërvitje derisa Portugalia është në përgatitje të Kampionatit Botëror.
29-vjeçari ka munguar në dy ndeshjet përgatitore kundër Greqisë dhe Meksikës shkaku i lëndimit të cilin e pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
Federata e futbollit portugez ka njoftuar se CR7 dhe Raul Meireles janë rikthyer në stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.