Ronaldo: Nuk e kam ofenduar Messin
Madrid, 12 nëntor - Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mohuar deklaratën e gazetarit spanjoll se ka ofenduar ikonën e Barcelonës, Lionel Messin.
Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë nofkë ofenduese për Lionel Messin, siç ka shkruar gazetari spanjoll Guillem Balague, në librin e tij.
Ylli portugez nëpërmjet një postimi në Facebook ka mohuar raportimet se e ka ofenduar yllin e Barcelonës, derisa ka paralajmëruar se e ka angazhuar avokatin për tu mbrojtur nga këta njerëz.
Nëpër media po qarkullojnë zërat se unë kam ofenduar Lionel Messin. Kjo është një gjë krejtësisht jo e vërtetë. Unë jam i sigurt se avokati im do të merr masa të nevojshme për ti futur në burg përgjegjësit e kësaj, ka shkruar Ronaldo.
Ylli portugez ka thënë se ka një respekt të madh për të gjithë kolegët, duke përfshirë këtu dhe Messin.