Ronaldo mund të suspendohet për 12 ndeshje
Madrid, 27 janar - Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, u përjashtua nga loja me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës kundër Cordobas, pasi goditi me këmbë kundërshtarin e tij, Edimar.
Gazeta katalane, Mundo Deportivo, raporton se ylli portugez mund të dënohet me 12 ndeshje moslojë nëse shpallet fajtor për agresion të tepruar kur Paneli i Disiplinës të mblidhet të mërkurën. Kjo gjë padyshim se do të ishte tejet befasuese.
Në fakt, gazeta madrilene Marca, thotë se gjyqtari i ndeshjes Alejandro Hernandez nuk e kishte vlerësuar veprimin e Ronaldos si tejet të dhunshëm në raportin e tij pas ndeshjes.
Në raportin e tij, gjyqtari i ndeshjes nuk e ka përmendur fare goditjen me dorë të Ronaldos, vetëm atë me këmbë.
Në raportin e tij thuhet: Në minutën e 83-të, Cristiano Ronaldo, u largua nga ndeshja për këtë arsye: shkelmim i kundërshtarit kur topi nuk ishte në lojë.
Sidoqoftë, tani duhet të presim vendimin e Panelit Disiplinor që do të mbahet të mërkurën, në mënyrë që ta marrim vesh se çfarë dënimi do ti shqiptohet portugezit.