Ronaldo me dy golat ndaj Irlandës thyen rekordin e të gjitha kohërave
Manchester, 2 shtator - Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo theu rekordin e të gjitha kohërave në shënimin e golave ndërkombëtarë të mërkurën pasi shënoi golin e tij të 110-të për Portugalinë dhe tejkaloi rekordin në po këtë ndeshje, duke shënuar edhe një gol.
Lojtari i ri i Manchester Unitedit, 36-vjeçari Ronaldo, shënoi dy gola ndaj Irlandës në ndeshjen e grupeve kualifikuese për Kupën e Botës FIFA 2022, të cilën Portugalia e fitoi me rezultatin 2:1 në "Faro-Loule".
Kapiteni i kombëtares vendosi rekordin në minutën e 89-të, duke shënuar golin e tij të 110-të për Portugalinë.
Ai tejkaloi sulmuesin e dikurshëm të Iranit, Ali Daei, i cili shënoi 109 gola për kombëtaren e tij midis viteve 1993 dhe 2006.
Ronaldo më parë barazoi rekordin e Daei-t në EURO 2020 këtë verë.
Ai pastaj e tejkaloi rekordin e tij në ndeshjen e së mërkurës me Irlandën në 111 gola, duke shënuar edhe një herë në kohën shtesë.
Ronaldo tani ka 111 gola në 180 ndeshje ndërkombëtare për Portugalinë.