Ronaldo: Jam 100 për qind në formë
Sulmuesi portugez ka pasur probleme me gjurin që kur ka përfunduar sezonin me Realin e Madridit, por vetë ai siguron se është mëse gati për debutimin në Botërorin e Brazilit.
"Kemi shumë lojtarë të rinj e për këtë arsye llogaritë do i bëjmë vetëm në fund, por jemi të gjithë mirë. Po dhe dua ti falenderoj të gjithë tifozët brazilianë për ngrohtësinë që po më japin. Shpresoj të na mbështesin edhe gjatë ndeshjes dhe shpresoj ti kënaqim."
"Do të doja të isha 110 për qind, por jam 100 për qind në formë. Mendoj se mjafton për të ndihmuar skuadrën. Futbolli për mua është gjithmonë motivim. Kampionat, Kupë, Champions Futbolli është jeta ime", ka thënë Ronaldo.
Ronaldo po ruhet nën masa të rrepta sigurie në Botërorin e Brazilit që ka nisur prej disa ditësh. Sipas mediave braziliane rreth 50 punonjës sigurie po kujdesen për jetën e kampionit të Europës me Real Madridin.
Jashtë fushës së lojës atë e shoqëron një eskortë e tërë ku bëjnë pjesë 9 motorë, 2 makina të blinduara ndodhen gjithnjë pranë vendit ku stërvitet Portugalia, një helikopter nga ajri është gati në çdo moment dhe policia rrugore ka një plan masash për autokolonën që shoqëron Kristianon.