Ronaldo dhe Iniesta në garë për Këpucën e Artë
Madrid, 8 maj - Cristiano Ronaldo për herë të dytë me radhë është nominuar për çmimin Këpuca e Artë, pasi është përfshirë në listën e kandidatëve së bashku me Andres Iniestan, Franck Riberyn, Andrea Pirlon and Yaya Touren.
Çmimi ndërkombëtar, që mund të fitohet vetëm një herë, u jepet lojtarëve mbi moshën 28-vjeçare që kanë arritur suksese si individë dhe si lojtarë të futbollit, derisa në konsideratë merret edhe personaliteti i tyre.
Së bashku me yllin e Real Madridit, në listë janë edhe lojtarët: Thierry Henry, Iniesta, Manuel Neuer, Pirlo, Ribery, Wayne Rooney, Toure, Thiago Silva dhe futbollistja braziliane Marta.
Votimi mbyllet më 24 gusht kurse ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 13 tetor në Monako.