Ronaldinho largohet nga Mineiro
Meneiro, 29 korrik - Trajneri i Atletico Mineiros, Levir Culpi, ka konfirmuar se Ronaldinho i ka dhënë fund qëndrimit te klubi brazilian.
34-vjeçari në janar e kishte rinovuar kontratën me ekipin që bën gara në Brasileiro Serie A, mirëpo tash klubi dhe lojtari e kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje dypalëshe.
Nuk mund të llogaris më në Ronaldinhon. Cikli i tij me ne ka përfunduar.
Është e pafat, sepse ai është një idhull për të gjithë ne. Të gjithë e duan futbollin e tij, mënyrën se si luan dhe ai është një person shumë karizmatik, ka deklaruar Culpi për SporTV.
Ronaldinho ka caktuar një konferencë për shtyp gjatë të cilës do ta tregojë destinacionin e tij të ardhshëm.