Ronaldinho edhe një vit tek Atletico Mineiro
Rio de Zhanerio, 2 shkurt - Asi brazilian Ronaldinho i ka qëndruar besnik Atletico Mineiro. Ish ylli i PSG-së, Barcelonës e Milanit, ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin e tij aktual.
Mediat e huaj të shtunën shkruajnë se Atletico Mineiro dhe Ronaldinho kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vjet, duke hedhur poshtë transferimin e tij në Besiktas të Turqisë.
Përfaqësuesit e 33-vjeçarit konfirmojnë firmën me skuadrën të cilës i dha vitin e kaluar trofeun e Kupës Libertadore.
Qëndrimi i Ronaldinhos në Brazil lidhet edhe me përpjekjet e tij për tu grumbulluar me Selecaon në Botëror.