Roma kërkon të blejë Xherdan Shaqirit
Romë, 30 tetor - Roma po kryeson me pikë të plota Serinë A por ndërkohë për qarkullojnë zërat për përforcime të mëtejshme në merkato.
Sipas mediave italiane tekniku francez ka folur me drejtuesit e Romës për blerjen e mundshme të Xherdan Shaqirit, që aktualisht luan me Bayern Munich në Bundesilë.
22-vjeçari u ble në verë të 2012 për 12 milionë Euro nga Baseli, çka do të thotë se nëse verdhekuqtë duan vërtet të sigurojnë shërbimet e tij, duhet të paguajnë të paktën 15 milionë Euro.
Kontrata e futbollistit me origjinë shqiptare me klubin bavarez skadon më 2016, por duke parë hapësirat e pakta që mesfushori i kombëtares së Zvicrës po gjen në formacionin e Pep Guardiolës një transferim I tij I mundshëm në kryeqytetin italian nuk është utopi.
Verdhekuqtë mund të hidhen në sulm për Shaqirin që në muajin Janar, sigurisht nëse do të ruajnë pozicionin e tyre në krye të Serisë A, por edhe ky skenar mbetet pak I besueshëm për faktin se 22-vjeçari nuk do të mund të hiqte dorë nga pjesëmarrja në Champions League, çka ia siguron Bayerni.
Për këtë arsye, Roma me shumë mundësi do të presë merkaton e verës për të përgatitur një ofertë konkrete për Xherdan Shaqirin.
Një tjetër emër I spikatur që I pëlqen shumë Rudi Garcias është Cuadrado I Fiorentinës.
Gjithsesi, kolumbiani mbetet një objektiv I vështirë për tu arritur, pasi kartoni I tij është pronë e dy skuadrave, Fiorentinës dhe Udinezes, ndërkohë që për për shërbimet e tij Roma duhet të mposhtë madje edhe konkurrencën e Juventusit.