Roma kërkon Jackson Martinez
Romë, 16 prill - Roma fillon të mendojë për përforcimin e ekipit për vitin tjetër. Verdhekuqtë, për sulmin kanë disa emra në mendje por objektivi kryesor mbetet Jackson Martinez i Portos.
Sulmuesi ka shprehur vetë dëshirën për tu larguar nga klubi portugez për të luajtur në një skuadër me emër dhe mesa duket ka vendosur të transferohet në kryeqytetin Italian.
E vetmja pengesë është dhënia e lejes nga Porto, që vështirë se dëshiron të privohet nga shërbimet e 27-vjeçarit.