Roberto Di Matteo trajneri i ri i Schalke 04
Berlin, 7 shtator - Roberto Di Matteo është trajner i ri i Schalke 04, ka njoftuar klubi nga Bundesliga.
Ai e ka zëvendësuar Jens Kellerin, i cili u largua pas serisë së rezultateve negative në sezonin e ri.
Schalke 04 ka bërë të ditur emërimin e Roberto Di Matteos në postin e trajnerit.
Ish menaxheri i Chelseas në krye të skuadrës gjermane do ta zëvendësojë Jens Kellerin, ka njoftuar klubi nga Bundesliga, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare.
Pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit të ri në Bundesligë, me tetë pikë në shtatë xhiro, Schalke 04 ka vendosur të reagojë duke bërë rrokadë në postin e trajnerit.Keller u largua nga Schalke dhe në vend të tij ka ardhur Di Matteo.