Roben nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich
Munich, 5 shkurt - Arjen Roben nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich. Mesfushori holandez pritet ta vazhdoj kontratën me gjigantin gjerman deri në vitin 2017.
Sipas Voetbal International, babai i Robennit, i cili është edhe menaxher, Hans Roben pritet të takohet me Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoeness për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ne kemi negociuar, por do të ketë të paktën edhe një takim, ka deklaruar Hans Robben për Bild.