Robben: Guardiola, maniak, te thrret në telefon edhe në 3 të mëngjesit
Mynich, 12 nëntor - Lojtari i Ekipit Kombëtar të Holandës, Arjen Robben ka dhënë një intervistë për France Football, ku është shprehur se ndihet i lumtur me Bajern Mynich.
Po ashtu, Robben ka zbuluar disa nga sekretet e trajnerit të tij, Pep Guardiola. Holandezi tha se trajneri spanjoll, mund të flasë për taktikën e ndeshjes edhe në orën tre të mëngjesit.
Ai është një maniak futbolli. Ai mund të të marrë në telefon në orën 3 të mëngjesit për të folur për taktikat. Gjithmonë mendon për sisteme të reja. Na ka përmirësuar dhe na ka bërë më të paparashikueshëm ka thënë Robben.