Rivaldo tërhiqet përfundimisht nga futbolli
Barcelonë, 14 gusht - I kthyer në muajin qershor për të ndihmuar klubin në të cilin është vetë president dhe për të bërë realitet ëndrrën për të luajtur në të njëjtën skuadër me djalin e tij, Rivaldo ka vendosur që në moshën 43-vjeçare ta lërë përfundimisht futbollin profesionist.
Ndeshjen e fundit të karrierës së tij fantastike do e luajë të shtunën, në stadiumin Romildo Ferreira, stadium që mban emrin e babait të tij.
Rivaldo ka fituar Topin e Artë në vitin 1999, atëherë kur ishte futbollist i Barcelonës. Me Brazilin, ai ka fituar si protagonist së bashku me Ronaldon Botërorin e vitit 2002.