11 Janar 2025

Ribery përfshihet në listën e Francës për Botëror

Paris, 3 qershor - Mesfushori francez i Bayern Munichut, Franck Ribery, që vuante nga lëndimi në shpinë javëve të fundit, është përfshirë në listën përfundimtare të Francës për Botërorin 2014.

Shqetësimet për gatishmërinë e Riberys janë shuar pas përfshirjes së tij në listën prej 23 lojtarëve të Didier Deschampit.

Edhe pse mungoi në miqësoren e së dielës kundër Paraguait, Deschamp ka ftuar anësorin e Bayernit për ndeshjet në Grupin E ku Franca do të ballafaqohet me Zvicrën Ekuadorin e Hondurasin.

Kjo është lista përfundimtare e Francës për Botërorin 2014:

Portierë: Mickael Landreau, Hugo Lloris, Stephane Ruffier;

Mbrojtës: Mathieu Debuchy, Lucas Digne, Patrice Evra, Laurent Koscielny, Eliaquim Mangala, Bacary Sagna, Mamadou Sakho, Raphael Varane;

Mesfushorë: Yohan Cabaye, Clement Grenier, Blaise Matuidi, Rio Antonio Mavuba, Paul Pogba, Moussa Sissoko, Mathieu Valbuena;

Sulmues: Karim Benzema, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Loic Remy, Franck Ribery.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)