Ribery nuk lejohet të tërhiqet nga kombëtarja
Paris, 8 shtator - Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka paralajmëruar mesfushorin Franck Riberi që ta mendojë edhe një herë vendimin për tu tërhequr nga kombëtarja franceze.
Riberi deklaroi pak muaj më parë së dëshiron ti japë fund karrierës së tij me Francën. Platini mendon se vendimi i lojtarit për tu larguar nga kombëtarja duhet të konsultohet me trajnerin e përfaqësueses.
Vendimi për tu larguar nga kombëtarja nuk mund të merret vetëm nga lojtari, pasi duhet të jetë edhe trajneri i kombëtares që duhet të pyetet. Kemi rastin e largimit të Filip Lahm.
Ai u konsultua më parë dhe më pas të dy palët vendosën. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Frenk Riberi.
Nëse ai nuk merret vesh me trajnerin Deshamp, atëherë mund të rrezikojë të pezullohet me 3 ndeshje te Bajerni i Mynihut, ka thënë drejtuesit i lartë i UEFA-s.
Në fakt Riberi pati përplasje me trajnerin e Francës, Deshamp, në momentin që njoftoi se dëshiron ti japë fund karrierës me kombëtaren për tu përqendruar tërësisht te klubi. Edhe presidenti i federatës franceze të futbollit i bëri thirrje lojtarit që ta mendojë edhe një here vendimin e tij.