Ribery mungon ndaj City-t
Munchen, 17 shtator - Francezi Ribery u rikthye të luajë për Bayern-in në ndeshjen e së shtunës, ku kampionët e Gjermanisë fituan 2-0 ndaj Stuttgart, por duket se ai do të mungojë në ndeshjen e Champions ndaj Manchester City.
Ribery nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore dhe ai nuk mund të luajë ndaj anglezëve, tha Pep Guardiola. Mungesa e francezit në ndeshjen e së mërkurës është konfirmuar edhe nga mjeku i ekipit.
Ribery, tashmë në moshën 31-vjeçare, po vuan nga një dëmtim në gju, i cili e la jashtë ekipit dy javët e para të sezonit.
Ndërsa, holandezi Arjen Robben do të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë në Champions për këtë sezon për ekipin e Bayern, kjo është konfirmuar nga trajneri spanjoll.
Bayern dhe Manchester City gjenden në grupin E, së bashku me Romën dhe CSKA-në e Moskës.