Ribery ka frikë nga Ronaldo
Paris, 16 tetor - Franck Ribery ka shprehur frikën e tij se Franca mund të përballet me Portugalinë ose Kroacinë në ndeshjet e barazhit për Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Fitorja e Spanjës kundër Gjeorgjisë të martën siguroi që tre kolorët të përfundonin në pozitën e dytë në grupin G, edhe pse fituan 3-0 kundër Finlandës.
Djelmoshat e Didier Deschamps tani pasi kanë siguruar barazhin, ata mund të përballen me Greqinë, Suedinë, Kroacinë apo Cristiano Ronaldon dhe kompaninë e tij.
Ndeshjet e barazhit nuk janë të lehta, ka thënë sulmuesi i Bayern Munichut, i cili shënoi golin e parë kundër Finlandës të martën.
Duhet të bëhemi burra dhe ta shfaqim më të mirën nga vetja në dy ndeshjet e barazhit sepse duhet të bëjmë çdo gjë për të shkuar në Brazil. Është Kupa Botërore. Shpresojmë që të mos përballemi me Portugalinë dhe Kroacinë, ka shtuar francezi.