Ribery e rrezikon Botërorin 2014
Munich, 2 qershor - Francezi i Bayern Munichut, Franck Ribery pasi ka deklaruar se Botërori i Brazilit do të jetë i fundit për të, rrezikon të mos jetë pjesë e tij.
Ky është alarmi i lansuar nga shtypi francez, sipas së cilit, përfaqësuesi transalpin po ndien dhimbje në shpinë, e cila mund tia rrezikojë pjesëmarrjen në Botërorin 2014.
Të hënën, selektori Didier Deschamps do ta publikojë listën përfundimtare të të ftuarve.
Sigurisht, të gjithë tifozët francezë shpresojnë ta lexojnë aty edhe emrin e Ribery.