Ribery e dëshiron Hazardin te Bayerni
Munchen, 1 prill - Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka thënë se kampioni gjerman duhet ta transferojë yllin e Chelseat, Eden Hazardin.
Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, francezi ka lavdëruar edhe ish-lojtarin e Chelseat, Kevin De Brytnen, i cili luan te Wolfsburgu.
Por francezi ka lavdëruar më shumë Hazardin, që sipas tij, do të përshtatej shumë me stilin e lojës së Bayernit. Hazardi gjithmonë sulmon.
Atij i pëlqen që të kalojë kundërshtarët e tij. Por ai luan me Chelsean, ka thënë Ribery, para se të bënte shaka: Ai është shumë i shtrenjtë për Bayernin.