Rezart Taçi kërkon të blejë Parmën
Sipas televizionit zyrtar të skuadrës emiliane, shqiptari dhe presidenti aktual Ghirardi janë takuar në Carpenedolo javën e shkuar dhe negociatat ndërmjet tyre po shkojnë në rrugën e duhur.
Bashkë me Taçin mësohet se është edhe një biznesmen rus, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.
Mungesa e licensimit të stadiumit e la jashtë Europa Leagues Parmën sezonin e kaluar, çka shtyhu Ghirardin të nxjerrë në shitje klubin.
Kjo nuk është hera e parë që Taçi kërkon të hyjë në futbollin italian. Në vitin 2009, presidenti i \"Taçi Oil\" të blinte blinte 80 % të aksioneve të Bolognas, para se të investonte edhe te Milani gjatë sezonit 2011/12 si sponsori i dytë më i madh.