Reus vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin
Dortmund, 11 shkurt - Marco Reus vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin, edhe pse kishte oferta të majme nga Manchester United, City, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona.
Drejtori ekzekutiv i klubit nga Bundesliga, Hans-Joachim Watzke, ka zbuluar se reprezentuesi gjerman ka sakrifikuar shumë miliona vetëm për ti mbetur besnik Borussia Dortmundit
\"Rinovimi Reus \' është një histori e çmendur. Me të vërtetë është i mrekullueshëm. Ai mund të kishte fituar dy herë më shumë diku tjetër\", ka theksuar Watzke për Bild.