Reus nuk largohet nga Dortmundi
Dortmund, 3 janar - Barcelona, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City janë në mesin e klubeve që kanë shprehur interesim për Marco Reus.
Por, reprezentuesi gjerman e ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmundi.
Unë kam një kontratë me Borussia Dortmund dhe unë jam i lumtur që jam këtu. Krejt çfarë mundë të them është se nuk mendoj për largim. Unë jam i fokusuar në Dortmund, ka deklaruar 24 vjeçari.