Reksah: Reali e shiti Di Marian se ishte i shëmtuar
Madrid, 3 mars - Një arsye me të vërtetë të veçantë ka gjetur ish-trajneri i Barcelonës Karles Reksah për largimin e Angel Di Marias nga Real Madrid verën e 2014-ës.
\"Ata e larguan Di Marian se ishte i shëmtuar, të njëjtjën gjë bënë edhe me Del Bosquen. Reali po krijon një markë internacionale dhe Ronaldo, Kroos dhe Rodriguez e bëjnë atë më të bukur\", ka thënë Reksah.
Presidenti i \"Los Blancos\" Florentino Perez e argumentoi shitjen e argjentinasit si nevojë për të kapitalizuar por
Reksah mendon krejt ndryshe dhe ndoshta mund edhe të ketë të drejtë.