Real planifikon të rinovojë kontratën me Ancelottin
Madrid, 2 nëntor - Reali i Madridit po planifikon të rinovojë kontratën me trajnerin italian Carlo Ançelotti që në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle Reali prej kohësh po punon në këtë drejtim dhe shpreson të mbyllë gjithçka deri në mars të vitit 2015.
Lajmi është bërë me dije nga gazeta ABC. Sipas kësaj gazete suksesi në sezonin e kaluar në Kupën e Mbretit dhe në Champions ka bindur drejtuesit e Realit që ti ofrojnë një kontratë të re trajnerit të tyre.
Vetëm disa javë më parë i ngacmuar nga mediat spanjolle Carlo Ançelotti pati deklaruar se nuk kishte asnjë problem për të ripërtërirë kontratën e tij me kampionët e Evropës.