Real pa Khediran në këtë sezon
Madrid, 5 dhjetor - Sami Khedira këputi ligamentet e gjurit të djathtë në ndeshjen miqësore ndaj Italisë.
Mesfushori gjerman nuk do të mund të luaj për Real Madridin në këtë sezon, derisa është në rrezik ta humbë edhe Botërorin 2014.
Por, Khedira pritet ta marr një lajmë të mirë. Sipas gazetës spanjolle Marca, Real madrid po synon tia vazhdoj kontratën mesfushorit deri në vitin 2018.
Sipas kësaj gazete negociatat mes palëve do të nisin gjatë kësaj vere, pavarësisht pse Khedira është i lënduar.
Manchester United kishte bërë përpjekje gjatë verës së shkuar ta angazhoj Khediran, por trajneri, Carlo Ancelotti nuk e lëshoi të largohet.