Real Madridi , gjysmë miliardi qarkullim vjetor
Madrid, 6 shtator - Reali ka zbuluar një qarkullim prej 520.9 milionë euro gjatë vitit fiskal 2012/13, një rritje prej 1.3 për qind krahasuar me sezonin e kaluar.
Skuadra nga Santiago Bernabeu bëhet kështu i vetmi klub në botë që kalon barrierën e 500 milionë eurove për të dytin vit radhazi.
Madridi shënoi përfitim neto prej 36.9 milionë euro, që është një rritje prej 52.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar financiar.
Si pasojë, borxhi total i gjigantit të La Liga ka rënë për 27.4 për qind në 90.7 milionë në përgjithësi, një rënie prej më shumëse 34 milionë euro.
Rezultatet nga sezoni 2012/2013 do të jenë subjekt i diskutimit në takimin e përgjithshëm të klubit më 22 shtator.