Real Madrid i zhytur në borxhe
Madrid, 9 tetor - Presidenti i Shoqatës së Vlerave të Madridismit, Carlos Mendoza, është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen ekonomike të Real Madrid, duke dalë kundër presidentit Florentino Perez, i cili në Asamblenë e zhvilluar pak javë më parë u shfaq shumë optimist për aspektin ekonomik.
\"Reali ka një borxh prej 541 milionë eurosh, ndërsa Florentino Perez flet vetëm për borxhin prej 90 milionë eurosh që u ka bankave. Por Reali nuk u ka borxh vetëm bankave, por edhe futbollistëve, punonjësve, administratës dhe shumë bizneseve që bashkëpunojnë me të\", është shprehur Mendoza.
Real Madrid shpenzoi vetëm këtë verë 101 milionë euro për Gareth Bale, 38,9 milionë për Illarramendin dhe 30 milionë për Iscon.