Real do të padisë gazetën "Marca" për rastin Bale
Madrid, 16 tetor - Real Madrid po mendon seriozisht të padisë gazetën "Marca" për lajmin e pak ditëve më parë se lojtari 100 milionësh, Gareth Bale vuan nga hernia diskale.
Kështu bëri të ditur presidenti i klubit merengues, Florentino Perez, gjatë një interviste për emisionin Punto Pelota të "Intereconomia TV".
"Thanë se Bale vuan nga hernia ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe përfaqësuesit tanë ligjorë po mendojnë se si mund të veprojmë."
"Një gazetar i kësaj të përditshmeje kontaktoi stafin mjekësor të Realit dhe me kokën e tij vendosi të mos qëndronte në një linjë me ato që i thanë. Eshtë e vështirë ta kuptosh një lajm kaq brutal, është një thikë pas shpine, diçka vërtet e rëndë", ka thënë presidenti madrilen.
Kjo nuk është hera e parë që ka përplasje mes Realit dhe Marcas, edhe pse kjo e fundit konsiderohet si gazetë shumë pranë klubit mbretëror.
Disa më muaj më parë ose të themi në Shkurt për të qënë të saktë, e përditshmja sportive më e madhe në Spanjë përhapi lajmin bombë se senatorët e "Los Blancos" i kishin kërkuar Perez largimin e Mourinhos, ndonëse presidenti reagoi me nxitim atëherë, duke e mohuar në mënyrë kategorike diçka të tillë