Reagon edhe Platini
Zurich, 15 tetor - Pas ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të grupit I të eliminatoreve për Euro 2016, ka reaguar edhe Michel Platini, presidenti i UEFA-së.
Numri një i futbollit evropian ka thënë se incidenti i mbrëmshëm është i pafalshëm.
Futbolli do të duhej ti bënte bashkë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të përzihet me asnjëlloj politike. Skenat në Beograd ishin të pafalshme, ka thënë Platini.