Raul: Dua të jem trajneri i Realit
Aktualisht Raul militon me New York Kozmos, ku pak ditë më parë e emërua edhe në postin e drejtorit të akademisë, por e pranon se ideja për tu rikthyer një ditë në Bernabeu e intrigon.
Kudo që shkoj të gjithë më thonë: shko te Reali i Madridit. E di se ajo ditë do të vijë, por tashmë dua të fitoj sa më shumë eksperiencë.\"
Nuk mund ta drejtosh një skuadër si Reali pa pasur eksperiencë. Të luash dhe të trajnosh është diçka e ndryshme, prandaj aktualisht ndihem i lumtur në New York.
Nëse rikthehem në Spanjë, do të punoj vetëm me Realin, sepse aty kam shtëpinë, shoqërinë dhe hodha hapat e parë, por e ritheksoj, tani jam i fokusuar te projekti i ri.
\"Gjithmonë kam dashur të vija në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kozmos është një klub me histori, ku kanë luajtur emra të tillë si Pele, Bekenbauer apo Kinalja. Kur firmosa, nuk u mendova dy herë. Kjo është një sfidë e madhe për mua dhe familjen, por çdo ofertë e pranoj kur besoj se do të ketë sukses, ka theksuar Raul.